
Sovraniteti dhe paqja pa unifikim nuk mund të ruhen
Shkruan: Dr. sc. Salihe Salihu
Në marrëdhëniet ndërkombëtare mbizotëronin konceptet e sovranitet dhe paqe dhe natyrisht që me zhvillimet e mëtejshme të sistemit ndërkombëtar me aprovimin e Kritereve të Kopenhagës dhe të tjera Konventave Ndërkombëtare gjatë viteve të 1990-ta ndikuan që këto koncepte të klasifikohen me dioptrinë e re. Si zakonisht, rangimi i këtyre koncepteve para kësaj periudhe i sovranitetit si koncept e zinte vendin e parë, si parësor, dhe trumbetohej se pa sovranitet absolut nuk do ketë paqe.
Mirëpo, periudha e dominancës së sovranitetit absolut u zbeh dhe filluan përpjekjet me instalimin e epokës së re me Kriteret e Kopenhagës si dhe tjera konventave ndërkombëtare, ndër më të njohurat, që janë konventa për gjuhë si dhe e të drejtave për minoritete. Me përpjekjen e shtresimit të këtyre Konventave në praktikë e po ashtu me zhvillimin e rrjetëzimit të forcave globale u influencuan shumë parime e tradita me të cilat arritën ta konvertojnë sovranitetit absolut në sovranitet relativë dhe pas klasifikimit të tij e transferuan nga rangu absolut në rang relativë dhe i dhanë hapësirë konceptit të paqes me qëllim hyjnor që t’i prioritohet ruajtja e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtja e sovraniteti relativë.
Pikërisht në këtë rangim gjendet edhe shteti ynë, Kosova. Sovraniteti i Kosovës një sovranitet relativë, dhe i vagët, është i ndërvarur nga Bashkësia Ndërkombëtare. Ndonëse e kemi sovranitetin relativë megjithëkëtë paqja dhe siguria është mision parësore dhe përcaktues për sovranitetin e vendit që po rrezikohet nga kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia.
Si prioritet i paqes së brishtë po pengohet përforcimi i sovraniteti relativë dhe kjo qasje është një defekt që ka nevojë të rishikohet në të ardhmen e afërt por paraprakisht kemi nevojë ta shohim mirëmbajtjen e këtij sovraniteti që posedojmë. Mirëmbajtja e sovraniteti dhe paqes nuk mund të mbahet nga grupe të përçara mes vete dhe duke e luftuar njëra tjetrën në mënyra më të paskrupullta. Çdo konkurrencë e ka një kandarë që po e rëndove tepër e këput edhe kandarin dhe bie pesha përtokë. Prandaj, nuk mund të pretendosh që po kontribuon në ruajtjen e sovranitetit dhe paqes sado të brishtë pa unifikimi të të gjitha palëve si forcës që ruan stabilitetin e vendit.
Në ditët e sotme, formula e përforcimit të sovranitetit relativë dhe paqes duket se është mjaftë e ndërlikuar duke marrë parasysh edhe rrethanat e fundit si në arenën ndërkombëtare por edhe më tepër po e rëndojnë rrethanat në arenën vendore. Nuk mund të thirremi në sovranitet dhe paqe kur gjithandej ekziston përplasje infantile nga më të ndryshme: nga ambiciet për të qenë protagonist, nga ambiciet për të mos njohur e pranuar kapacitetet e njërës apo tjetrës palë, nga ambiciet për ta paraqitur veten se unë kam sakrifikuar më shumë se tjetri, dhe për ta përplasur e goditur tjetrin. Këto ambicieje që po ndodhin në vend nuk kanë definicion tjetër përpos marrëzi.
Mirëpo zgjidhje për çdo gjë ekziston nëse vërtetë çdo njëri vepron me përgjegjësi të plotë duke mos e nëpërkëmb askënd dhe duke mos u verbëruar nga asnjë lakmi por me vetëdije ta tejkaloj mbi vetveten në të mirën e vendit që me automatizëm është në të mirën e secilit për mirëmbajtje të sovranitetit dhe paqes .
Zgjidhja kërkon një qasje holistike dhe një vizion strategjik të asaj që mund të prinë progresit duke u unifikuar. Të përforcojmë bindjen dhe të rrisim bashkëpunimin duke bashkuar pjesët e diçkaje që në dukje duket e vogël por që janë të ndërlidhura dhe mund të shtegtojnë përpara vetëm duke iu referuar unitetit.
Nuk mund të lejomë dëmtimin e asnjë raporti sepse e gërryen sovranitetin dhe paqen e Kosovës. Çmimi i sovraniteti dhe i paqes është jashtëzakonisht i lartë dhe paguar me shekuj nga sakrifica të pandërprera prandaj duhet të obligohet secili që të tentoj të paktën të mos e përkeqësoj marrëdhëniet por të kontribuoj në unitet.
Sovranitetin dhe paqja e vendit mund të jenë stabile e të përforcuar kur ekzistojnë një busull unifikuese në qëndrimet e gjithë aktorëve të spektrit politikë rreth këtyre koncepteve. Do të shkaktohet trishtim nëse do të mendohet që ndonjë politikan tenton të shfaq veten protagonistë kryesor në vend sepse do ishte vërtetë një ambicie e sëmurë e përmasave patologjikë. Në këtë pikë nuk mund të lejohet të garohet se kush ma shumë e kush ma pak është kontribuues për sovranitet e paqe apo për mirëqenie. Nëse dëshironi ta kuptoni dhe e vlerësoni sovranitetin dhe paqen mund të themi se sovranitetin dhe paqen të gjithë e kemi në tavolinë që nga viti 1999-të falë sakrificës së gjeneratave të njëpasnjëshme me kërkesën sublime për një Kosovë sovrane në paqe e me mirëqenie.
Çdo divergjencë në këtë linjë është jo vetëm infantile por edhe e kobshme për Kosovën dhe do e minon edhe më shumë edhe sovranitetin e do ta dëmtojë edhe paqen dhe mirëqenien e vendit. Prandaj, më shumë se kurrë më parë kemi nevojë për një frymë të stilit të plakut Anton Çeta që mund të sjell dobi dhe ta rris unifikimin në vend dhe ta paraqes vetveten me kredibilitet edhe para ndërkombëtarëve. Me paraqitje të unifikuar si para popullit edhe para ndërkombëtarëve e ruajmë besimin e ndërsjellët për të vazhduar përforcimin e sovranitetit dhe paqes e sigurisë bashkërisht dhe ngritjen e mirëqenies së përgjithshme. Të vendosim bashkërisht dhe të unifikuar që të shmangemi e ekstremiteteve dhe ta orientohem nga zbutja e vetvetes përpara përgjegjësive që kemi për vendin dhe popullin sepse është stacioni i fundit që na shpie drejt uniteti dhe ruajtjes së sovraniteti dhe paqes me perspektivë për ngritje të mirëqenies së përgjithshme.