Sparta kërkon 2.5 milionë euro për Rrahmanin

08 maj 2025 | 16:29

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani pritet të largohet nga Sparta e Pragës pas vetëm një sezoni. Mediumet në Çeki kanë raportuar se Rrahmani nuk bën pjesë në planet e Spartës për të ardhmen dhe do të shitet gjatë kësaj vere.

Në fakt, thuhet se Sparta tashmë e ka nxjerrë në shitje Rrahmanin dhe ka caktuar çmimin për kartonin e tij, i cili është përgjysmë më lirë se që e kishte blerë. Për ta lënë të lirë Rrahmanin në verë, Sparta po kërkon të paktën 2.5 milionë euro kurse e bleu verën e shkuar nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro.

24-vjeçari duket se nuk është përshtatur te Sparta, ekip që priste shumë prej tij pasi këtë sezon ka vetëm 9 gola e 3 asistime në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz pritet të jetë një…