Specialistët elitarë të SAS-it britanik trajnojnë ushtarët ukrainas

16 prill 21:32

Anëtarët e SAS-it (Shërbimi Special Ajror), njësia më elitare e forcave speciale britanike, po trajnojnë ushtarë ukrainas në Kiev, raportoi britanikja The Times.

Ata u mësojnë atyre se si të përdorin raketat e dorës antitank britanik – NLAW. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pushtimit rus që anëtarët e ushtrisë britanike në Ukrainë po trajnojnë kolegët e tyre ukrainas, sipas Times.

Oficerët ukrainas konfirmuan për Times se ata ishin trajnuar nga SAS

Dy oficerë ukrainas nga batalione të ndryshme, me bazë në dhe rreth Kievit, konfirmuan për Times se forcat speciale britanike kishin trajnuar forcat ukrainase në dy raste gjatë 14 ditëve të fundit.

Anëtarët e ushtrisë britanike kanë qenë të pranishëm në Ukrainë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, por u tërhoqën në shkurt, kur u bë e mundshme që presidenti rus Putin do të urdhëronte një sulm ndaj Ukrainës.

Raportet për trajnimin e ukrainasve nga forcat speciale britanike vijnë në një kohë kur Rusia paralajmëron se ndërhyrja perëndimore në konflikt, e cila i referohet dërgimit të armëve në Ukrainë dhe trajnimit të ushtarëve ukrainas, mund të nënkuptojë përhapjen e konfliktit.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 3,600 raketa moderne antitank – NLAW në Ukrainë që nga shkurti.

Ministria britanike e Mbrojtjes shkroi në një përgjigje për Times se nuk do të komentonte ato raporte në përputhje me praktikën dhe politikën e kahershme të qeverisë britanike për të mos komentuar aktivitetet e forcave speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar…