Spiropali për Ibrahim Rugovën: Politikan që s’ngjante me askënd, evokoi rrënjët e identitetit tonë

02 dhjetor 2025 | 10:54

Në ditën e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali i ka kushtuar një shkrim atij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spiropali ka thënë se Rugova ishe një politikan që nuk ngjante me askënd.

“Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundërshtarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se Kosova dhe Rugova janë të pandarë në sytë e botës së qytetëruar.

“Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon. Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtësi dhe vetëdije atdhetare të palëkundur. Lindi më 2 dhjetor, 81 vite më parë. Dhe do kujtohet gjithmonë”.

“Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi”, ka thënë Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Elisa Spiropali, ka…