Spitali në Pejë: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc janë liruar, një ende po trajtohet

21 gusht 2025 | 12:38

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër të lënduarit në aksidentin në Dollc të Klinës janë liruar, ndërsa një po trajtohet akoma në Kirurgji, por ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Spitali i Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2025 i Ferrarit në Formula 1 ka qenë shumë…