
Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ do të rinovohet me një investim prej 1.9 milionë euro
01 gusht 2025
| 16:20
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” me një investim prej 1.9 milionë euro.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim/vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit në qytetin tonë, një projekt i shumëpritur që do të përfshijë: Mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3). Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit Hajrullah Çeku dhe Qeverisë së Kosovës për këtë përkrahje të madhe për sportin në Podujevë. Urime gjithë tifozëve dhe sportistëve!”, ka shkruar Bulliqi.