Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit me energji

10 tetor 2021 | 14:22

Shkruan: Dr.sc. Sylejman Berisha. Prof. Ass. – Ekspert mjedisor

Pozicionimi i Qeverisë tonë, sa i përket politikave të zhvillimit të vendit për nevojat aktuale dhe të nevojave në perspektivë me lëndë të para për energji, kërkon një qasje të integruar dhe të qëndrueshme

Vendi ynë, në këte fazë paslufte dhe tranzicioni, po përballet me një mori problemesh të natyrave të ndryshme. Situata në vazhdimësi e tensionuar në veri të vendit, po kërkon momentin e përshtatshëm kohor e klimë relaksuese politike mes dy shteteve, por edhe presion ndërkombëtar në arritjen përfundimtare të marrëveshtjes finale.

Problem i rëndësisë fundamentale i Republikës së Kosovës, gjegjësisht i Qeverisë tonë aktuale është pozicionimi dhe vendimmarrja karshi nevojave për lëndë të para për përfitim të energjisë elektrike dhe nevojave tjera në vend. Meqë këtyre ditëve është aktualizuar qëndrimi i qeverisë tonë rreth përkrahjes së varianteve të rrjeteve ndërkombtare të gazit dhe lidhjen e vendit me këte rrjet, pati disa shkrime në portale aktuale, të cilat në shumicë, pa ndonjë analizë të detajuar, sikur vetëm tentojnë të bëjnë shërbime të ndryshme përmes shkrimeve për energjinë, për ti dhënë mbështetje dhe inkurajim qëndrimit aktual të qeverisë për qasjen aktuale të mos përcaktimit definitiv për infrastrukturën e gazit.

Artikulli i z. Geri Selenica i publikuar ne A news 24 dhe i autorit Izer Ibrahimit dallojnë nga shkrimet tjera sipërfaqësore pro e kontra. Autorët japin mjaftë mirë detaje dhe analiza orientuese për vendin në raport me problemin e energjisë në vend. Edhe unë, po përpiqem të ofroj informata lexuesve rreth infrastrukturës së TAP-it, orientimeve strategjike evropiane ndaj energjisë që ofron ky rrjet dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë elektrike të këtyre vendeve.

Fig 1 The Southern Gas Corridor › Trans Adriatic Pipeline (TAP) (tap-ag.com)

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të transportojë gaz natyror nga fusha e madhe e Shah Deniz II të Azerbajxhanit ( Detit Kaspik) për në vendet e ndryshme në Evropë. Tubacioni është i gjatë 878 km dhe lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, kalon nëpër Greqi e Shqipëri e pastaj edhe detin adriatik, për të dalë në bregdetin e Italisë jugore. Lidhja e TAP -it me Italinë ofron mundësi të shumta furnizimit me gaz të vendeve evropiane, sepse rrjeti i furnizimit TAP ka rëndësi strategjike dhe ekonomike të rëndësishme për evropian, thelbësore dhe objektiv i strategjisë orientuese evropiane në sigurimin e aksesit-qasjes së besueshme dhe të qëndrueshme në burime të reja të gazit natyror. Pos tjerash, TAP luan një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë së furnizimit të shteteve evropiane me energjinë alternative, si dhe objektivat e BE për uljen e sasive të liruara të Karbonit.

Republika e Kosovës, aktualisht nuk ka infrastrukturë funksionale dhe treg gazi natyror. Megjithatë, për të filluar perspektivën e zhvillimit të sektorit të gazit natyror dhe përmbushjen e detyrimeve që Kosova ka, si anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka përgatitur Paketën e Tretë të Legjislacioni i Energjisë Parësore, bazuar në kërkesat e legjislacionit të BE -së (Direktivat dhe Rregulloret përkatëse). Ligji Nr. 05 / L-82 për Gazin Natyror, miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 13 korrik 2016, është përfshirë gjithashtu në kuadër të Pakos së Tretë të Energjisë. Ligji për Gazin Natyror përcakton parimet për organizimin dhe funksionimin e sektorit të gazit natyror, qasjen në treg, kriteret dhe procedurat për lëshimin e autorizimeve për transmetimin, shpërndarjen, furnizimin, përdorimin, ruajtjen e gazit natyror dhe sistemet e funksionimit. Përveç legjislacionit parësor ekziston edhe një legjislacion dytësor, Udhëzimi Administrativ (DKA) Nr. 08.2017 për sigurinë e furnizimit me gaz natyror, miratuar më 23.10.2017 nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ky Udhëzim Administrativ synon të vendosë masa për sigurinë e furnizimit me gaz natyror, si dhe rregulla për ruajtjen e nivelit adekuat të sigurisë së furnizimit, duke siguruar funksionimin e duhur dhe të vazhdueshëm të tregut të brendshëm të gazit natyror.

Diversifikimi i burimeve energjetike dhe siguria e shtuar e furnizimit me energji është një synim strategjik i Kosovës*. Referuar Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, një dokument që udhëheq politikat e sektorit të energjisë, në kuadër të objektivave të tij, ka adresuar gjithashtu objektivin e zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror. Në zbatim të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, sipas Vendimit Nr. 01/57 më 17.07.2018 Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin e Programit të Zbatimit të Strategjisë së Energjisë (ESIP) 2018-2020. Korniza e këtij dokumenti (ESIP 2018-2020) ka identifikuar aktivitete të detajuara për zbatimin e masave të përshkruara më parë në Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, përfshirë aktivitetet që lidhen me komponentin e gazit natyror. Për të hapur perspektivën e zhvillimit të gazit natyror në Kosovë, DKA nën projektet me interes të sektorit të energjisë, i ka propozuar Këshillit Kombëtar për Investime, projektin për Gazin Natyror, i cili është renditur si prioritet në kuadër të projekte me interes kombëtar të iniciuar për energji, miratuar nga Këshilli Kombëtar për Investime. Rritja e diversitetit të burimeve primare të energjisë konsiderohet një komponent shumë i rëndësishëm për furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji.

Pra, zhvillimi i sektorit të gazit natyror në Kosovë përmes ndërlidhjeve me projekte të tjera të infrastrukturës së gazit në rajon, veçanërisht Unaza e Gazit të Komunitetit të Energjisë, përkatësisht lidhja me sistemin e tubacionit TAP / IAP vlerësohet si një mundësi reale për furnizim me gaz natyror. (https://www.energy-ommunity.org/regionalinitiatives/infrastructure/PLIMA/Gas13.html).

Pra, TAP-i ka hapur rrugën e furnizimit me gaz për nevoja të energjisë të vendeve të BE dhe vendeve tona të regjionit. Vendet e BE-së dhe veqmas, vendet e regjionit deri kohë më parë ishin të orientuara në thëngjill për termocentrale dhe ujin për hidrocentrale si burime të fitimit të energjisë. Në dy dekadat e fundit shtetet e Be-së investuan mjaft shumë dhe subvencionuan burimet e ripertritshme të energjisë; erergjia e erës, energjia e diellit-panelet solare, energjinë gjeotermale, biomasë, biodisellin etj, si masë e arritjes së objektivave evropiane të reduktimit të ndotjeve mjedisore.

BE synon që deri në vitin 2050 të ul dukshëm sasitë e imituara të karbonit dhe të jetë miqësore(Freundlich) karshi klimës, mjedisit. Në këte sens, gazi natyror do të vazhdojë të luajë një rol lehtësues në arritjen e uljes së imitimeve të ndotësve në mjedisë, meqë në raport me thëngjillin, djegja e gazit liron dukshëm më pak komponente ndotëse për mjedisin. Për më tepër, infrastruktura e gazit natyror mund të rindërtohet edhe për të akomoduar transportin e hidrogjenit dhe përzierjeve të tjera për fitimin e energjisë.

Hidrogjeni do të jet në të ardhmen e afët element i rëndësishëm në arritjen e zvoglimit të sasive të emituara të karbonit në natyrë., TAP tani është anëtar i Aleancës Evropiane të Hidrogjenit të Pastër (ECHA, korrik 2021. Konsorciumi Shah Deniz ka nënshkruar edhe marrëveshjen e shitjes së gazit me blerësit evropianë, përfshirë këtu edhe kompanitë e energjisë së vendeve të Greqisë dhe Bullgarisë. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi mbështesin tubacionin e propozuar Jonian Adriatik (IAP), i cili është planifikuar të lidhet me TAP në Shqipëri, duke e bërë Shqipërinë vend me portë( Durrës) për hyrjen e gazit në Ballkanin Perëndimor.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit do të janë përfituese të këtij rrjeti. Mbetet tani qëndrimi i vendit tonë rreth këtij zhvillimi dhe orientimi strategjik të krijimit të alternativave të mira të furnizimit me energji. Linja e këtij tubacioni siguron një infrastrukturë të avansuar, është e arritur afatgjate dhe e qëndrueshme e furnizimit të vendeve  të ndryshme me energji dhe ofron nivel të lartë sigurie në furnizim.

Qeveria jonë, me kujdes të shtuar duhet të merr qëndrime ndaj rrjetit të gazit, duke patur fokusim në dy objektive kryesore të rëndësishme për energjinë e vendit;

  • Planin konkret, afatshkurtër e afatmesme të nevojave të vendit me energji,
  • Planin afatgjatë strategjik e politik të zgjidhjes së integruar e të qëndrueshme të vendit me alternativa të ndryshme të lëndëve të para për furnizim të energjisë.

Qeveritë e mëparshme të vendit tonë, nuk arritën të definojnë dhe të marrin qëndrim rreth fatit të Termocentralit të kosovës. Thënë më sakt, nuk u dakorduam ende rreth përcaktimit të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike nga përpunimi i thëngjillit të termocentralit tonë, të përcaktimit në një teknologjie të avansuar të procesit të përpunimit të thëngjillit për përfitim të energjisë elektrike, si dhe instalimin e paisjeve moderne të pastrimit të gazeve ndotëse në ajër dhe ujë. Ka mbetur në heshtje nënshkrimi në dhjetor 2017 i kontratës me konsirciumin amerikan Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”, kontratë nga e cila asnjëhere nuk u bë publike detajet, teknologjia e paisjeve të përpunimit të thëngjillilt, aspekti i politikave të cmimit të energjisë elektrike nëpër vite. Qeveria e jonë aktuale, si duket nga problemet e shumta tani, ende nuk ka dal me qëndrimin e saj rreth fatit të kontratës së kompanisë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”

Dihet fakti i largimit të firmës gjigante gjermane RWE  nga Kosova, e cila tërhoqi prezencën e  stafit të saj nga Prishtina, e cila erdhi për shprehje të interesit për marrjen në menaxhim të termocentralit tonë. Si duket, RWE nuk ka pajtuar me logjikat e veprimeve tona kushtëzuese. Po ta kishim sot këtu RWE-në, do të kishim një operator i cili do të na ofronte zgjidhje afatgjate dhe shërbime të qëndrueshme të nivelit krejtë tjetër !

Hap i vetëm i qëndrueshëm që kemi bërë këto vite është sistemi i koogjenerimit të energjisë elektrike dhe të nxehtësisë ( Kraftwärmekopplung), e cila e ka zbutur dukshëm nevojën e energjisë elektrike në sezonin dimëror.

Për ata që njohin proceset e përfitimit të energjisë elektrike në vende në zhvillim nga termocentralet (Stand der Technik), në asnjë formë (as për nga koeficienti i përfitimit të energjisë elektrike, as nga aspekti mjedisor e social) nuk mund të arsyetojnë tentimin e disa “këshilltarëve aktual” të zgjatjes së jetëgjatësisë së Termocentralit A (dinosaur). Edhe termocentrali B, shiquar nga aspektet e lartëpërmendura nuk dallon shumë nga termocentrali A, por prap funskionimi i B lejohet për të kaluar fazat emergjente të nevojave të vendit me energji eletrike, deri në funksionalizim të një zgjidhje të qëndrueshme afatëgjate të furnizimit me energji elektrike të vendit.

Kontrata e nënshkruar me operatorin turk Limak si duket në disa terme, siq është cmimi, nuk është e favorshme për qytetarin tonë, andaj edhe më shumë forcon argumentet e nevojës së krijimit të alternativave tjera të furnizimit me energji të ndryshme. Nuk duhet vendosur në dilemë harmonizimin dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në këmbimin dhe shfrytëzimin efikas të kapaciteteve të energjisë elektrike të prodhuara nga Termocentrali ynë dhe hidrocentralet në shqipëri. Nuk duhet vën në dilemë prioriteti i linjës së furnizimit me gaz nga porti i Durrësit në raport me linjën e  gazit nga Maqedonia.

Argumentet se, ekziston rrjeti i gypave në segmentin Prishtinë-Shkup  dhe si i tillë duhet të shfrytëzohet, nuk qëndron tani më, sepse gjendja e ketij rrjeti kërkon kosto të lartë të sanimit të dëmtimeve të shumta dhe nuk mund të përmush kriteret dhe nuk është kontabël me nivelin e cilësisë së rrjetit të ri. Për të arritur këto qëllime e synime, për koordimin dhe shfrytëzim efiçent të kapaciteteve të lëndëve të para  të energjisë nevoitet një qasje pragmatike, realiste e serioze e dy qeverive të shteteve shqiptare.

Pozicionimi i Qeverisë tonë, sa i përket politikave të zhvillimit të vendit për nevojat aktuale dhe të nevojave në perspektivë me lëndë të para për energji, kërkon një qasje të integruar dhe të qëndrueshme  Qasja e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, është concept i cili në vehte ngërthen korelacionin mes tri komponenteve kyqe për një shoqësi moderne; zhvillimit ekonomik e industrial, aspektit social dhe aspektit mjedisor. Shteti ynë, duhet të ndjek shembullin e shteteve tani më me fuqi, si Gjermania, e cila në faza të zhvillimit të saj, prioritet kishte zhvillimin ekonomik e industrial, por pa anashkaluar assesi aspektet sociale e mjedisore.

Republika e Kosovës, me kujdes të shtuar duhet të marr parasysh edhe objektivat e mjedisore nacionale dhe synimet mjedisore të nivelit të BE-së. Qeverinë tonë e presin vendime të rëndësishme për energjinë, si; politika ndaj kapaciteteve të termocentralit, rishiqimi i lejeve të hidrocentraleve në vend dhe politikat e shfrytëzimit të burimeve të ripertritshme të energjisë.

Gjithësesi, politikat për zgjerim të furnizimit alternativ me lëndë të para të energjisë për nevojat e qytetarëve, duhet të janë të koordinuara e në harmoni të plotë me aleatët tanë strategjik të sigurisë dhe zhvillimit njëmend të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kombeve po shkon drejt fundit, pasi sot zhvillohet…