STRESI DHE SHËNDETI TRUPOR

14 maj 2021 | 14:39

Shkruan: Arben Dashevci

O Njeri i/e nderuar ti që ke problem me stres, dhe thua se mbarove, thua që vetëm ti e ke të vështirë në këtë jetë, thua që nuk po mundesh të ja dalësh dhe po dorëzohesh aq lehtë.

Mos e harro se mbas stresit vie depresioni dhe depresioni shkatërron çdo gjë në trup.

A po mendon se vetëm ti ke probleme, kurse ne të tjerët jo, të gjithë ne kemi probleme por po duhet t’i menaxhojmë ashtu si mundemi me plot e përplot sakrifica.

Kur  të mendosh se vetëm ti ke probleme të lutem afrohu afër ndonjë spitali dhe shiko  se si vuajnë njerëzit, shiko se sa ka më vështirë se gjendja jote.

Nëse nuk të mjafton kjo afrohu deri te varrezat dhe shiko se sa njeriu ka vdekur, kurse ti je gjallë, prandaj mos u dorëzo kurrë, dhe mos e harro asnjëherë që familja do të vuaj bashkë me ty, dhe vetëm familja  është ajo më e rëndësishmja që kemi në këtë jetë.

Familja do të kujdeset por edhe do të vuaj së bashku me ty, të tjerët kanë problemet e tyre, prandaj mos u mbështet shumë te të tjerët, ruaje veten dhe familjen o I/E NDERUAR.

Stresi

Është e njohur se shpeshherë nuk jemi në gjendje t’iu shmangemi  situatave të ndryshme të stresit, të cilave u ekspozohemi për çdo ditë.

Stresi për njerëzit është bërë i përditshëm, si në shoqëritë e rregulluara mirë, ashtu edhe në shoqëritë në tranzicion, çfarë është  momentalisht shoqëria jonë.

Një nga temat më aktuale në psikologji sot është “STRESI” dhe “STRESI PROFESIONAL”. Kjo problematikë është objekt i shumë debateve të shkencëtarëve, ku shkencëtarët parashtrojnë shumë pyetje të tipit:

  1. Si reagojnë njerëzit kur kuptojnë se së shpejti do t’u ekspozohen rreziqeve serioze?
  2. Cilët faktorë ndikojnë në efikasitetin e individëve gjatë situatave të rrezikshme?
  3. Pse disa persona i nënshtrohen frikës me panik, kurse të tjerët jo?
  4. Cilët faktorë ndikojnë në shpejtësinë e vendosjes së nivelit normal të stabilitetit emocional pas përjetimit të ndonjë situate stresi?

“Në kuptimin më të gjerë stresi është reaksion trupor dhe psikologjik ndaj stresorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Kjo pra nuk është situatë në të cilën është gjendur individi, por reaksion ndaj asaj situate. Kjo është forcë negative dhe i dëmshëm për personalitetin e individit.”

Me nocionin e stresit janë të lidhura nocionet:

  • Ngacmimi stresor
  • Situata stresore dhe
  • Përjetimi stresor.
  • Ngacmimi stresor ose stresori është çdo ngacmim trupor, psikik ose social që e sjell individin në gjendje stresi.

Stresorët mund ti ndajmë në:

Fizik -zhurma e madhe, nxehtësia ose ftohtësia e madhe, dhembja e madhe, fatkeqësitë ose katastrofat elementare, etj.

Psikologjik– Konfliktet e ndryshme ndër njerëzorë, në familje, në punë ekspozimi ndaj mossukseseve, konflikteve psikologjike dhe frustracioneve etj.

Sociale– ekspozimi ndaj ndryshimeve të mëdha sociale ekonomike, luftërave, ndryshimeve të hovshme të marrëdhënieve shoqërore, etj.

Reaksionet ndaj stresit mund të jenë:

Reaksionet fiziologjike: (Puna e shtuar e zemrës dhe e mushkërive, tensioni i shtuar  arterial i gjakut, niveli i shtuar i sheqerit në gjak, zgjerimi i bebëzave të syrit, tensioni i shtuar i muskujve (e gjithë kjo është energji shtesë për “luftë ose ikje”).

Reaksionet Psikike:

Emotive (frika, droja, deprimimi) dhe

Kognitive (ndryshimi i vëmendjes, i koncentrimit dhe i gjykimit).

Ndryshimet e sjelljes (manifestohen në luftën me shkaktarin e stresit ose ikjen nga shkaktari i stresit).

Streset i ndajmë ne akute dhe kronike:

Sipas fuqisë i ndajmë në:

  • Strese- bezdisje të vogla të përditshme.
  • Streset e mëdha jetësore (sëmurja, vdekja, humbja e punës,uria, ndjekja, refugjatët).
  • Streset jetësore traumatike (lufta, dhunimi, prania e dhunës, ekspozimi ndaj dhunës, mundimit etj).

Simptomat e stresit:

  • Simptomat fizike (i thati, kokë dhimbja, ftohjet e shpeshta, problemet seksuale, reduktimi i përgjithshëm i energjisë etj).
  • Simptomat intelektuale (humbja e përgjithshme e qartësisë së mendimit gjatë zgjidhjes së problemeve, cinizmi i shprehur gjatë bartësve të ideve të reja, pohimet e ndonjë detyre që nuk mund të kryhet etj).
  • Simptomat emocionale (çfarë është qasja bazike ndaj jetës ose punës së individit që ka mbetur pa punë, optimiste ose pesimiste, a është i lumtur ose i pikëlluar?
  • Simptomat sociale (ndjenja e vetmisë dhe e izolimit për kundër ndjenjës së pranimit).
  • Gjendja brengosëse (humbja progresive e idealizimit, energjisë, kuptimit për jetë dhe të interesimit për rezultate të ndonjë pune).

Mposhtja e problemit të stresit

Çdo individë zhvillon strategjinë e vet për mposhtjen e rrezikut, të stresit ose të situatave konfliktuoze.

Këto strategji quhen mposhtje.

Çdo individë reagon në mënyra të ndryshme në situatën e stresit të krijuar me humbjen e punës dhe kjo varet nga disa faktorë.

  1. Këto janë veçoritë e tij personale (kognitive ose njohëse, emocionale dhe të vullnetshme).
  2. Aftësia e tij që t’i kuptojë drejt të metat dhe aftësitë e tij.
  3. Aftësia e të kuptuarit të arsyes për mposhtjen e dobët të stresit.
  4. Niveli i marrëdhënieve ndër njerëzore,
  5. Marrëdhëniet kolegjiale në vendin e dikurshëm të punës, në kolektivin e dikurshëm.
  6. Organizimi i punës në shoqëri në të cilën jeton individi.

Disa këshilla për mposhtjen e situatës së stresit:

  • Bëhuni të vetëdijshëm se nuk jeni goditur vetëm ju me ndonjë situatë stresi. Kjo u ndodhë  edhe të tjerëve, çdokënd në botë, dhe për shkak të tranzicionit të shoqërisë sonë, të gjithë duhet  të jemi të gatshëm për këtë.
  • Ndryshimet në jetë gjithmonë janë sfidë, që mund t’i shfrytëzojmë në mënyrë pozitive, duke zhvilluar disa aftësi të reja.
  • Megjithëse e gjithë kjo është shanse për ndryshim në të mirë (sipas fjalës së urtë popullore “sa më keq-aq më mirë”.
  • Kërkoni ndihmë dhe solidaritet në familje, veçmas nga partneri dhe fëmijët tuaj, sqarojani situatën e re edhe bashkëshortit dhe fëmijëve, mos u mbyll ne vetveten se mbyllja të shkatërron.
  • Mos harro se stresi sjellë vetëm problem, mposhti problemet, mendo dhe zgjidhi ato një nga një, secilin problem që do ta zgjidhësh situata do të vie duke u lehtësuar, mos hezito të kërkosh ndihmë, sepse gjithmonë do ta hasësh në ndonjë person që ka mirëkuptim.
  • Pushoni, por mos harroni kondicionin fizik(është qelës i suksesit), me forcimin e organizimit do të ballafaqoheni më lehtë me situatën e re të krijuar, kurse prej saj do të dilni me pasoja më të vogla të dëmshme.
  • Prandaj mos u dorëzo, dhe barrierave thuaju rrëzohuni vet ose ju rrëzoj unë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaso Papaj   I pashë në TV. Të nginjur, mes…