Stresi publikon klipin “Sa t’kam dasht”, protagoniste Keisi

11 maj 2025 | 19:27

Arkimed Lushaj – Stresi ka prezantuar së fundmi këngën e radhës të albumit të tij të ri.

Dhe këtë projekt ia ka dedikuar ish-partneres së tij, Keisit, me të cilën edhe u ribashkua.

Ai ka përshkruar gjithë historinë e tyre të dashurisë me uljet dhe ngritjet, ku edhe shfaqet në videoklip.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti u shkrua nga vet reperi me ‘beat’, miksim dhe masterizim nga Gazu.

Nën drejtimin e Danny Films, kjo këngë speciale tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.

Ndërkaq në rrjet pati shumë komente pozitive për ribashkimin e dyshes së famshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha të dielën udhëheqësve…