Struktura e atomit ndryshon tërësisht nga ajo që njeh fizika e tanishme

04 shkurt 2020 | 11:53

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (17)

Si shembull më të thjeshtë e marrim atomin e hekurit, rreth të cilit më së shumti shkruhet në këto botime. Në bërthamën e atomit ndodhen 26 protone të ngarkuara me ngarkesa pozitive, 30 neutrone neutrale. Po t’i transformojmë këto fenomene te sistemi ynë diellor, i bie se në brendësi të sistemit tonë diellor ndodhen 26 diell që posedojnë fusha magnetike dhe 30 venera dhe merkure që nuk posedojnë fusha magnetike. Kurse rreth bërthamës së atomit rrotullohen 26 elektrone me ngarkesa negative, që i bie se rreth 26 diellave, 30 venerave dhe merkurëve rrotullohen edhe 26 trupa qiellorë sikur toka apo një trup tjetër që posedon fushë magnetike.

Por konfuziteti rritet edhe më shumë kur themi se 26 protonet kanë masë dhe ngarkesë të njëjtë, çka do të thotë se 26 diellat kanë madhësi dhe fusha magnetike të njëjta. Gjithashtu edhe 30 neutronet janë të njëjta çka do të thotë se edhe 30 planete si venera dhe merkuri janë të njëjtë dhe nuk posedojnë fusha magnetike. Por nëse kësaj i shtohen edhe 26 elektrone me ngarkesa të njëjta elektrike që rrotullohen rreth bërthamës së atomit, i bie se 26 trupat qiellorë duhet të jenë të njëjtë dhe të kenë fusha magnetike të njëjta, sikur toka apo ndonjë trup i tjetër qiellor që rrotullohen rreth 56 trupave qiellorë (diellave, venerave dhe merkurëve).

Kjo nuk ka asnjë logjikë shkencore, të thuhet sot se protonet kanë madhësi të njëjtë dhe ngarkesa elektrike të njëjta, ngjashëm vlen edhe për ngarkesat dhe masat e elektroneve, si dhe masat e neutroneve, si dhe vetë këto të dhëna e kanë ndarë fizikën në dy fizika.

Në natyrë nuk mund të gjemë asnjëherë trupa identik të njëjtë ashtu sikur paramendohet për protonet elektronet dhe neutronet. Njerëzit në tërë botën nuk janë të njëjtë, nuk kanë masa dhe lartësi të njëjtë, pra, njëjtë vlen edhe për kafshë bimë, por edhe ç’do element në natyrë. Kjo vërehet edhe nëse e marrim një sasi rëre, grimcat duken identike por mikroskopi e jap të kundërtën. Prandaj, duke e parë se ka një ngjashmëri në mes makrobotës dhe mikrobotës, si dhe duke u bazuar në zbulimin tim të fushës antimagnetike, fushës antielektrostatike dhe fushës magnetike simetrike përmes fenomenit të rigjenerimit vijmë në përfundim se struktura e atomit ndryshon tërësisht nga ajo që e njeh fizika e tanishme.

Kështu që sot apo më vonë do të vërtetohet se në brendësi të një atomi ekzistojnë protone, dhe elektrone të cilat posedojnë masa dhe ngarkesa të ndryshme në mes veti, si dhe neutrone me masa të ndryshme.

Në qendër të bërthamës ekziston një dhe vetëm një proton që ka një ngarkesë më të lartë elektrike dhe masë më të madhe, kurse rreth këtij protoni rrotullohen të gjitha protonet neutronet dhe elektronet, ashtu sikur rreth diellit që rrotullohen të gjithë trupat qiellorë qoftë ata trupa që posedojnë fusha magnetike apo ata trupa që nuk posedojnë fusha magnetike.

Si mund të thuhet sot se protonet dhe elektronet kanë vlera të njëjta të ngarkesave elektrike pozitive dhe negative, sepse shumë mirë dihet se sot nuk ekziston një aparaturë moderne që mund të depërtoi në brendësi të atomit dhe t’i matë ngarkesat elektrike një nga një të protoneve dhe elektroneve. Por ciklonet dhe tornadot te ngarkesat elektrike të protoneve, neutroneve dhe elektroneve kur ndodhen në fusha të ndryshme magnetike gjatë testeve të ndryshme mund të marrin nivele energjetike të caktuara, me çka jep rezultat kundër produktiv mbi vlerën e ngarkesave elektrike, dhe aspak këto të dhëna nuk përputhet me realitetin, dhe ky nuk është një rezultat i vërtetë se sa është ngarkesa elektrike e elektroneve dhe protoneve, thjesht ne gjendje të qetësisë nuk i kemi mat këto ngarkesa.

Aq më konfuze është ngarkesa elektrike e njëjtë sikur te protonet ashtu edhe te elektronet, pasi shkencërisht mendohet se masa e protonit është rreth 1835 herë më e madhe se sa masa e elektronit. Shtrohet pyetja se si ka mundësi të kenë ngarkesa elektrike me vlera të njëjta pozitive dhe negative protoni dhe elektroni.

Shembull 1.

Përndryshe po ta krahasojmë me sistemin tonë diellorë masat e dy trupave qiellorë dhe fushat magnetike të tyre, natyra e flet tërësisht të kundërtën. Shembull do ta marrim planetin e jupiterit ku ka një masë 318 here më të madhe se sa masa e tokës, kurse intensiteti i fushës magnetike të jupiterit është afërsisht 10 here më i madh se sa intensiteti i fushës magnetike të tokës. Shiko figurën 30.

Për t’i afruar raportet e masave në mes protonit dhe elektronit në njërën anë, dhe masën e tokës dhe jupiterit në anën e tjetër, atëherë masa jupiterit për ta pasur vlerën e 1836 më të madhe se sa masa e tokës, do të duhen 5,77 jupitera të kenë masën për 1836 herë më e madhe se sa masa e tokës. Po ta llogarisim intensitetin e fushave magnetike i bie se intensiteti i fushës magnetike të tokës në këtë rast është për 57.7 herë më i vogël se sa intensiteti i fushave magnetike të 5,77 jupiterave.

Shembull 2

Pasi kemi të bëjmë me ngarkesa pozitive dhe negative me vlera të njëjta, në rastin e dytë e marrim një bateri të veturës 12 V, e cila ka polin pozitiv dhe negativ. Po të hapet bateria brenda ka tërësisht përbërje të njëjtë si nga poli pozitiv ashtu edhe nga poli negativ. Prandaj, gjysma e baterisë është pozitive dhe gjysma negative. Prandaj, masa e baterisë është e barabartë sikur te poli pozitivë (+) ashtu edhe te poli negativë (-). Por edhe në se e masim rrymën elektrike me multimetër në të dy anët del vlerë e njëjtë (+ 12) dhe (-12V).

Pra kjo që të thuhet sot se masa e protonit është 1836 herë më e madhe se masa e elektronit, kurse si protoni edhe elektroni kanë vlera të ngarkesave pozitive dhe negative të barabarta, absolutisht nuk përputhet me ligjet e natyrës dhe nuk ka asnjë logjikë shkencore. Këto të dhëna të pa argumentuara në formë shkencore, dhe të bazuara në ligjet e natyrës ishin dhe mund të jenë tragjike për të tanishmen dhe të ardhmen, sepse bazuar në këto të dhëna sot kryhen teste me protone, neutrone dhe elektrone, pa pasur asnjë ide se mund të ngacmohen fenomenet që janë sqaruar në këto botime. Bazuar në këto të dhëna që janë logjike dhe bazohen në ligjet e natyrës, atëherë strukturës së brendshme të atomit i japin një kuptim më ndryshe dhe më real me natyrën: Në qendër të atomit ndodhet një dhe vetëm një proton që ka një masë më të madhe dhe ngarkesë me të lartë elektrike se sa të tjerët, kurse rreth këtij protoni mund të rrotullohen protone dhe elektrone me masa dhe ngarkesa të ndryshme elektrike, si dhe neutrone të pangarkuara, kurse rreth protoneve dhe elektroneve mund të rrotullohen neutrone të pa ngarkuar me masa të ndryshme ashtu sikur shihet në figurën 31.

 

Veprimi i forcave tërheqëse dhe shtytëse në mes makrotrupave dhe mikrotrupave

Bazuar në të dhënat e mëparshme, duke i marrë parasysh fushat magnetike dhe elektrostatike simetrike, mund të themi se në mes trupave te makrobota dhe mikrotrupave te mikrobota forcat e veprimit ndahen në dy grupe: 1) Forca tërheqëse të dobëta, a) Forca tërheqëse të dobëta te mikrobota në mes ngarkesave elektrike të protonit (+) elektronit (-) dhe neutroni (n), si dhe forca tërheqëse të dobëta te makrobota në mes fushave magnetike të trupave qiellorë. b) Forca shtytëse të dobëta te mikrobota në mes të fushës antielektrostatile të protonit [←(-E P )] me fushën elektrostatike të elektronit [→(-E E )], si dhe fushës antielektrostatike të elektronit [←-(-E E )]=[←(+E E )] me fushën elektrostatike të protonit [→(+E P )]. 2) Forca tërheqëse të forta, a) Forca tërheqëse të forta te mikrobota në mes cikloneve dhe tornadove të protoneve dhe elektroneve, si dhe forca tërheqëse të forta te makrobota në mes të cikloneve dhe tornadove të trupave qiellorë. b) Forca shtytëse të forta te mikrobota në mes fushave antielektrostatike të protoneve dhe elektroneve, si dhe te makrobota në mes fushave antimagnetike të trupave qiellorë. Prandaj, sikur te makrobota ashtu edhe te mikrobota forcat e forta tërheqëse dhe forcat e forta shtytëse, janë forcat kryesore që e mbajnë stabil sikur mikrobotën ashtu edhe makroboren.

 

Forcat e forta shtytëse te makrobota dhe mikrobota

Forca të forta shtytëse te makrobota janë fushat antimagnetike, kurse te mikrobota janë fushat antielektrostatike, ashtu sikur shihet në figurën 32.

 

Forcat e forta tërheqëse te makrobota dhe mikrobota

Forca të forta tërheqëse te makrobota janë forcat në mes cikloneve dhe tornadove të trupat qiellorë, si shembull në mes tokës dhe diellit figura 33.

 

Ashtu sikur është cekur në botimet e fizikës simetrike 2019, ta lexosh nuk do të thotë se do ta kuptosh, dikush do ta kuptojë, mos tani më vonë, por shumëkush asnjëherë. Por deshi fati që me përkrahjen e parezervë të gazetës “Epoka e re”, u bë i mundur botimi i këtyre shkrimeve të mia, kurse në mesin e këtyre lexuesve ndodh edhe mrekullia: një shkencëtar shumë i njohur për opinionin vendor dhe më gjerë, e kuptoi botën e brendshme të këtyre shkrimeve dhe sot është një përkrahës i pandashëm i imi, dhe bashkëpunëtor i ngushtë në jetësimin e fizikës simetrike.

Ai ka kapacitetin për ta bërë të njohur teorinë time në qarqe shkencore ndërkombëtare, gjë që unë një mundësi të tillë nuk e kisha ashtu sikur është sqaruar në fizikën simetrike 2019.

Historia do ta tregojë se po ky shkencëtar i pakrahasueshëm do të mbetet një yll i fizikës simetrike. (FUND)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Institucionet funksionale ekzekutive e legjislative janë kyçe në ofrimin e…