
Studimi/ Lyerja shpesh e flokëve, rrit rrezikun e kancerit
09 shtator 2020
| 12:13
Studimet kanë treguar se njerëzit që lyejnë flokët rregullisht mund të kenë një rrezik më të lartë të kancerit, veçanërisht kancerit të fshikëzës dhe kancerit të gjirit.
Bojrat e flokëve përmbajnë disa kimikate që janë mbajtur përgjegjëse për këto marrëdhënie.
Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Eva Schernhammer, Shef i Departamentit të Epidemiologjisë në Universitetin Mjekësor të Vjenës, tregoi se lyerja e rregullt e flokëve kishte efekte të rëndësishme në shëndetin e grave, veçanërisht ato bojëra që janë agresive dhe që përdoren më shpesh.
Edhe pse agjencia kërkimore mbi kancerin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë i ka klasifikuar produktet e bojës nëpër parukeri si produkte me rrezikshmëri të mundshme, nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për produktet që përdoren në shtëpi.