Studiuesi Morina: Standardi duhet ta pranojë dialektin e Veriut

25 shkurt 21:19

Për t’u përforcuar dialekti i Veriut, standardi duhet të jetë më i hapur dhe njëkohësisht t’i mirëpresë veçoritë dialektore.

Qëndrim Morina

Standardi ka lënë jashtë mbiemrat, si: “i kulluem” dhe “i lëmuem”. Lënia jashtë ose përjashtimi i këtyre mbiemrave ndodh sigurisht për shkak të togut -ue, por këta mbiemra pasurojnë leksikun.  Mbiemrat e përmendur shprehin gjendje dhe jo mbiemra participorë me kuptim të shkuar, sepse është ndryshe kur themi “i kulluem” e “i lëmuem” dhe ndryshe “i kulluar’’ e “i lëmuar’’. Pra, ka nuanca të ndryshme kuptimore mes këtyre mbiemrave.

Emri “lumni” në standard bën “lumturi” dhe janë sinonime. Emri “lumni” nuk është i barasvlershëm me emrin “lumturi”.

Një ditë prej ditësh, seç po lexoja një novelë dhe më ra rasti ta lexoj edhe fjalinë “Drusoret në pyllin e Markut janë të gjata e të drejta”. Nënvizova fjalën ‘’drusore’’, që, sipas mendimit tim, është tërësisht krijim artificial dhe standardi e ka lënë jashtë fjalën “drunore”, që është adekuate për shembullin e lartpërmendur.

Shembuj:

dru–druni–druri–drunore dhe jo drusore;

grun-gruri-grunore dhe jo grurore;

blini-bliri-blinore dhe jo blirore etj.;

ranë-rërë-ranor etj.;

za-zë-zanor dhe jo zaror etj.

Duhet ta gjejmë rrugën e duhur që këto fjalë dhe shumë të tjera të futen në përdorim, duke pranuar po kështu tiparet dialektore me të cilat hyjnë ato në fjalorin tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Fatmir Sheholli së fundmi ishte ftuar nga Gjykata Speciale…