
Suarez: Barcelona më poshtëroi, i jam mirënjohës Atleticos
Barcelona e konsideroi të padobishëm dhe e ndau nga miku i tij i madh, Lionel Messi.
Simeone e priti krahëhapur tek Atletico e Madridit, besim të cilin “El Pistolero” e shpërbleu si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 21 finalizime në 32 ndeshje të kampionatit. Luis Suarez do ta mbajë mend këtë sezon për një kohë të gjatë.
“Ky ishte viti më i vështirë për mua. Barcelona më hodhi poshtë dhe më poshtëroi, por unë nuk e ula kokën. I jam mirënjohës Atleticos që ma dha këtë shans. Shumë na kanë nënvlerësuar, ne ishim ekipi më i qëndrueshëm dhe për këtë arsye më i miri. Ne dimë të vuajmë dhe në fund fitojmë”, ka thënë Suarez.
“Nuk ishte viti më i mirë për të fituar kampionatin. Të shpallesh kampion një vit si ky, me shumë miq të larguar përfundimisht dhe pa praninë e tifozëve të shumtë të Atleticos … do të kishte shije tjetër. Për fat të mire, ne mund të sjellim pak gëzim në një moment kaq të vështirë dhe të trishtuar për botën”, ka deklaruar Suarez.