Suarezi drejt largimit nga Inter Miami

09 dhjetor 2025 | 12:34

Luis Suarez me gjasë do të jetë largimi i radhës te Inter Miami.

Uruguaiani, i cili ishte një nga figurat kryesore të skuadrës rozë, pritet që të largohet pasi nuk do ta vazhdojë kontratën. Sipas raportimeve të mediave botërore, Suarez me gjasë do të rikthehet në vendlindje, më saktësisht të ish-skuadra e tij Nacional.

“El Pistolero”, kishte një sezon spektakolar, ku i cili është shpallur edhe kampion i MLS për vitin 2025. Suarezi ka shënuar 10 gola në 32 paraqitje për kampionët e rinj të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa,…