Sugjerimet për dialog s’duhet të shihen si kërcënim për koalicionin

30 korrik 2020 | 08:01

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se sugjerimet e kësaj partie për dialogun Kosovë Serbi ndaj kryeministrit Avdullah Hoti nuk duhet të shihen si kërcënim për prishje të koalicionit. Ai ka vlerësuar se këto sugjerime duhet të shihen si këshilla që të drejtohet në rrugën e duhur procesi i dialogut.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në këtë proces duhet të garantohet përmbyllja përfundimtare e problemeve Kosovë Serbi. “Dyshimet që ka përcjellë AAK-ja te partneri i koalicionit janë se ne po frikësohemi se Bashkimi Evropian po na kthen në vitin 2011 ku bisedohej për çështje teknike dhe jemi të bindur se nuk mund të ketë marrëveshje pa praninë e Uashingtonit zyrtar. Këto sugjerime të AAK-së nuk duhet të shihen si kërcënimepër koalicionin, por si këshilla që të drejtohemi në rrugën e duhur ku garantohet përmbyllja përfundimtaree problemeve Kosovë Serbi”, ka thënë Lekaj.

Ai ka bërë me dije se në këtë proces kryeministri Hoti duhet të jetë më insistues për praninë amerikane në tavolinën e dialogut të Brukselit. “Kryeministri Hoti në dialog duhet të shkojë për ta marrë njohjen e Serbisë duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe në asnjë formë të hyjë në një dialog të pafund që do ta linte Kosovën në status kohe dhe, siç duket, pa praninë e ShBA- nuk ka garanci që marrëveshja do të arrihet shpejt andaj z. Hoti duhet të jetë më shumë insistues për praninë amerikane në tavolinën e dialogut”, është shprehur ai.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për proceset e tjera me të cilat po përballet Kosova. Sipas Lekajt, për procesin e dialogut, Gjykatën Speciale dhe menaxhimin e pandemisë, kërkohet unitet nga i gjithë spektri politik. Lekaj ka treguar se AAK-ja nuk kundërshton mundësinë e zgjerimit të koalicionitqeverisës. “Në situatën në të cilën jemi duke iu referuar sfidave që theksova më lart, AAK-ja nuk është kundër çfarëdo përfshirje që do ta stabilizonte dhe unifikonte politikën e Kosovës përballë çfarëdo sfide të mundshme në të ardhmen”, ka thënë Lekaj.

“Epoka e re”: Z. Lekaj, qeveria aktuale po i bën dy muaj që ka marrë mandatin. Cili është vlerësimi juaj për këtë qeveri? A po i përmbush pritjet e AAK-së?

Lekaj: Qeveria aktuale duhet vlerësuar për angazhimin e saj sepse erdhi në një kohë të rënduar, në pandemi dhe, përkundër kësaj, përkushtimi i saj nuk ka munguar. Ne vlerësojmë përpjekjet e saj për tavendosur situatën në binarët e duhur, edhe pse ky duket një proces shumë i ngadalshëm dhe i mundimshëm që kërkon angazhim individual të secilit për respektimin e masave anti Covid-19. AAK-ja pret që me rishikimin e buxhetit të lehtësohet puna e qeverisë dhe shumë shpejt ta fillojmë aplikimin e masave që do ta mundësonin rimëkëmbjen ekonomike.

“Epoka e re”: Së fundi janë shprehur disa mospajtimenë mes të AAK-së dhe LDK-së. Këto mospajtime sa mund ta rrezikojnë këtë koalicion qeverisës?

Lekaj: AAK-ja angazhohet si gjithmonë për dialog që do të përfundonte në njohje reciproke dhe marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme. Dyshimet që ka përcjellë AAK-ja te partneri i koalicionit janë se ne po frikësohemi se Bashkimi Evropian po na kthen në vitin 2011, ku bisedohej për çështje teknike dhe jemi të bindur se nuk mund të ketë marrëveshje pa praninë e Uashingtonit zyrtar. Këto sugjerime të AAK-së nuk duhet të shihen si kërcënime për koalicionin, por si këshilla që të drejtohemi në rrugën e duhur ku garantohet përmbyllja përfundimtare e problemeve Kosovë Serbi.

“Epoka e re”: Çfarë nuk po shkon në këtë proces dhe çfarë duhet të bëjë kryeministri?

Lekaj: Siç theksova më lart, kryeministri Hoti në dialog duhet të shkojë për ta marrë njohjen e Serbisë duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe në asnjë formë të hyjë në një dialog të pafund që do ta linte Kosovën në status kohe dhe, siç duket, pa praninë e ShBA- nuk ka garanci që marrëveshja do të arrihet shpejt andaj z. Hoti duhet të jetë më shumë insistues për praninë amerikane në tavolinën e dialogut.

“Epoka e re”: Derisa Kosova pritet të përballet me procese shumë të rëndësishme, si dialogu me Serbinë, Gjykatën Speciale, qeveria aktuale duket e brishtë në numra. A është e gatshme kjo qeveri të përballet me këto sfida?

Lekaj: Proceset dhe problemet me të cilat po përballetKosova këto që po i përmendni ju, edhe pandemia Covid-19 nuk janë të menaxhueshme vetëm me një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh. Këtu kërkohet unitet i gjithë spektrit politik që do ta mundësonte daljen e shtetit të Kosovës edhe më të fortë dhe të vendosur.

“Epoka e re”: Si skenar i mundshëm është përmendur edhe mundësia e përfshirjes së PDK-së në qeveri. E përkrah AAK-ja një gjë të tillë?

Lekaj: situatën në të cilën jemi duke iu referuar sfidave që theksova më lart, AAK-ja nuk është kundër çfarëdo përfshirje që do ta stabilizonte dhe unifikontepolitikën e Kosovës përballë çfarëdo sfide të mundshme në të ardhmen.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në SHBA, norma e vdekjeve nga Covid-19 është sa shtatëmbëdhjetëfishi…