
Suharekë, konfiskohen letra bixhozi dhe 1 790 euro
15 dhjetor 2019
| 14:03
Një persona i dyshuar nga Suhareka është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Si prova materiale janë konfiskuar disa zhetonë, letra bixhozi, një telefon mobil dhe 1 790 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.