Sukses historik, Drita përfiton miliona euro në Ligën e Konferencës

19 dhjetor 2025 | 11:56

FC Drita po përjeton një nga kapitujt më të artë në historinë e saj evropiane, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar. Paraqitjet në UEFA Conference League i kanë sjellë klubit kosovar miliona euro në arkë, duke konfirmuar rritjen dhe stabilitetin e tij në arenën ndërkombëtare.

Sipas shifrave të deritanishme, Drita ka siguruar plot 5 milionë e 492 mijë euro, të ndara si më poshtë:

700 mijë euro nga raundet kualifikuese

3 milionë e 170 mijë euro nga kualifikimi në Fazën e Ligës

800 mijë euro nga fitoret në Fazën e Ligës

266 mijë euro nga barazimet në Fazën e Ligës

476 mijë euro nga pozita finale në Fazën e Ligës

80.1 mijë euro bonuse shtesë për shkak të numrit të barazimeve

Por këtu nuk mbaron gjithçka. Drita ka të garantuara edhe:

+200 mijë euro në rast eliminimi ndaj Celje ose AZ

+400 mijë euro për çdo fitore tjetër

ose 133 mijë euro për çdo barazim tjetër

Këto shifra e bëjnë Dritën një nga klubet më të suksesshme financiarisht nga Kosova në garat evropiane, duke treguar se investimi, organizimi dhe paraqitjet e mira në fushë shpërblehen edhe me miliona euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër…