Sukses i madh për Çekinë, kualifikohet në çerekfinale  

27 qershor 2021 | 19:56

Republika Çeke ka arritur një sukses të madh, pasi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, falë fitores ndaj Holandës me rezultat 0-2.

Holanda ishte me e mirë në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara. Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë me karton të kuq u ndëshkua Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i Juventusit luajti me dorë dhe gjyqtari kryesor e përjashtoi nga loja.

Çekia e shfrytëzoi për mrekulli epërsinë numerike dhe realizoi dy gola Fillimisht shënoi Tomas Holes, pastaj realizoi edhe Patrik Schick për rezultatin 0-2.

Çekia më 3 korrik do të përballet në çerekfinale me Danimarkën, e cila e eliminoi Uellsin.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se do të…