
Suksesi i radhës për ‘R & Rukolli Group’: “RUKO POWER” dhe çaji i ftohtë “PANONI ICE TEA” depërtojnë në tregun gjerman
“R & Rukolli Group” po shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj zhvillimor, duke depërtuar në tregjet ndërkombëtare me produktet e saj të reja.
Falë kualitetit të lartë dhe teknologjisë bashkëkohore që aplikon kompania, brendet më të reja të lansuar vetëm dy muaj më parë kanë gjetur tashmë treg edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Nga fillimi i javës së parë të tetorit, pija energjike “RUKO POWER” dhe çaji i ftohtë “PANONI ICE TEA” do të jenë të pranishme edhe në tregun gjerman. Përfaqësuesi dhe distributori i autorizuar i këtyre produkteve në Gjermani do të jetë kompania partnere “Drini”, me seli në Augsburg.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi të pranishëm në çdo vend të BE-së e jo vetëm. Këtë zgjerim ua kemi borxh konsumatorëve tanë, të cilët kanë kërkesa edhe për produkte të tjera të Drenës,” ka deklaruar themeluesi i kompanisë, z. Rukolli, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Njoftimi i plotë:
R & Rukolli Group vazhdon sukseset! Plasimi i produkteve të saja në tregjet ndërkombetare, veq ka filluar – si rezultat i një kualiteti superior të produkteve dhe teknlogjisë bashkohore që aplikon kjo kompani.
Brendet me të reja të lansuara para dy muajve, kanë gjetur treg edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu, nga fillimi i javes se parë të Tetorit, pija Eenergjike RUKO POWER dhe PANONI ICE TEA, do jenë edhe në tregun gjerman.
Kompania partnere “Drini” me seli në Augsburg të Gjermanisë, është përfaqësusi ynë – distritbutor i autorizuar për këto brende.
“Ky është veq fillimi, ne do jemi prezent në çdo vend të BE-së dhe jo vetëm. Këtë shtrirje, jua kemi borxh konsumatorëve tanë, të cilët kanë kërkesa edhe për produkte tjera të Drenës”, thuhet në deklarimin e themeluesit të kompanisë z. Rukolli – gjatë nenshkrimit të marrëveshjes.