Sulmet kundër Iranit ishin të sakta

23 qershor 2025 | 08:15

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance vlerësoi pilotët amerikanë për goditjen e një objektivi me madhësinë e një ‘makine larëse’ në gjysmën e botës, në sulmin e tyre të guximshëm ndaj vendeve bërthamore iraniane.

“Është vërtet një operacion i pabesueshëm, një dëshmi e fuqisë së ushtrisë amerikane. Këta djem fluturuan nga Missouri. Ata nuk u ulën asnjë herë”, tha Vance në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

Zëvendëspresidenti u shfaq në emisionin e mëngjesit të së dielës për të dhënë më shumë detaje rreth sulmeve të paprecedentë ushtarake amerikane që synonin objektet bërthamore të Iranit, duke pohuar se nuk kishte interes për të vendosur trupa amerikane në tokë për një konflikt të zgjatur.

Të shtunën në mbrëmje, Vance u pa duke qëndruar pas presidentit Donald Trump ndërsa ai njoftoi atë që u konsiderua një operacion “i suksesshëm”.

Në sulmin përfshiheshin shtatë bombardues B-2 dhe një total prej 125 aeroplanësh ushtarakë, duke përfshirë aeroplanë luftarakë dhe cisterna furnizimi me karburant, konfirmuan zyrtarë të lartë të Pentagonit gjatë një informimi të së dielës në mëngjes.

“Ata hodhën bomba 15 mijë tonëshe mbi një objektiv me madhësinë e një makine larëse, dhe pastaj u kthyen në shtëpi shëndoshë e mirë pa u ulur kurrë në Lindjen e Mesme ose pa u ndalur kurrë përveçse për t’u furnizuar shkurtimisht me karburant. Dhe, sigurisht, e bënë këtë në ajër”, vazhdoi zëvendëspresidenti.

Ai tha se SHBA-të “e vonuan ndjeshëm” programin bërthamor të Iranit, por tha se nuk do të hynte në “informacion të ndjeshëm” kur u pyet nga prezantuesja Kristen Welker se sa vite do të vonohej programi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se njësia B1…