Sulmi në Siri, Trumpi: Përdorëm fuqinë kundër barbarizmit

14 prill 2018 | 14:46

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me aleatët e tij Francën dhe Britaninë i dhanë dritën jeshile për të bombarduar arsenalin kimik të regjimit të Bashar al Assadit.

“Kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përdoren fuqinë e tyre legjitime kundër barbarizmit dhe brutalitetit. Synimi i veprimeve tona sonte është të krijojë një pengesë të fortë kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”, u shpreh presidenti Trump.

Damasku zyrtar pretendon se gjithsej janë lëshuar gati 30 raketa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se operacioni…