
Sulmohet akademia ushtarake e Libisë, 30 të vdekur
05 janar 2020
| 12:57
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi që u krye mbi akademinë ushtarake që ndodhet në kryeqytetin e Libisë.
Qeveria Akordit Kombëtar (GNA) e njohur ndërkombëtarisht po përballet me një ofensivë të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) të komandantit ushtarak Khalifa Haftar, shkruan “Reuters”.
Forcat aleate të GNA-s vlerësojnë se kampi ushtarak u sulmua nga një bombë ajrore të nisur nga rivalët e tyre lindorë.