Sulmohet dhe grabitet një person në Gjilan, bëhet për spital

10 gusht 2025 | 10:01

Një person është sulmuar fizikisht dhe grabitur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar që lëviznin me veturë kanë sulmuar viktimën dhe më pas i kanë marrë një shumë parash, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti po hetohet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur një person në Pejë, si pasojë e një…