
Sulmuan të miturën dhe hodhën pamjet në internet, nën hetim 5 vajza në Tiranë
06 qershor 2025
| 19:43
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza të mitura.
Ato akuzohen se kanë rrahur një vajzë tjetër të mitur, ku aktin e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar atë.
Gjithashtu, raportohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në rrjetet sociale, me të cilin përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje.