Sunderlandi i frikësohet suspendimit të Xhakës

03 dhjetor 2025 | 12:32

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris po shqetësohet për situatën aktuale të kapitenit Granit Xhaka, i cili është në prag të suspendimit për shkak të kartonëve të verdhë.

Në 13 paraqitje këtë sezon në Premier League, Xhaka është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë, ndërsa i duhet vetëm edhe një për t’u pezulluar për një ndeshje.

Sunderlandi, të mërkurën mbrëma luan në udhëtim te Liverpooli dhe nëse Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë, atëherë do ti mungojë ekipit për ndeshjen e vikendit kundër Manchester Cityt.

“E kemi parasysh situatën e Granitit dhe kam folur me të, në mënyrë që ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë trajneri i Sunderlandit.

33-vjeçari është shndërruar në lider të Sunderlandit, ekip që është rikthyer këtë sezon në Premier League dhe deri më tani, Xhaka ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njoftoi të mërkurën se…