
Superkompjuteri parashikon ecurinë e Dritës dhe Shkëndijës në Ligën e Konferencës
Drita ka arritur të futet për herë të parë në histori të klubit në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët në këtë fazë të ligës, ku përballen me AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Kups, Omania, Shkëndija dhe Shelbourne.
Liga e Konferencës, si kujtesë, do të luhet për sezonin e dytë në një format të ri, i cili u prezantua vitin e kaluar. Do të garojnë 36 ekipe, duke ndarë të njëjtën tabelë.
Tetë ekipet me numrin më të lartë të pikëve shkojnë direkt në raundin e 16-tave. Ato që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin hyjnë në play-off për një vend në raundin e 16-tave.
Superkompjuteri i Optas ka bërë parashikimin e Ligës së Konferencës, teksa i jep Dritës 34.6 përqind gjasa për t’u kualifikuar në Play-Off.
Gjithnjë sipas Superkompjuterit të Optas, Drita mund të marrë 5.7 pikë nga gjashtë ndeshjet e mundshme. Gjithsesi vitin e kaluar kanë qenë katër skuadra që janë futur në Play-Off me shtatë pikë.
Ndërkohë parashikimi për Shkëndijën është se do marrë gjithashtu 5,7 pikë dhe ka gjasa për të kaluar tutje 33.9 përqind.
Mbetet të shihet nëse gjilanasit dhe tetovarët do të kalojnë tutje. /Telegrafi/