Superliga dhe Liga e Parë, caktohet data e tërheqjes së shortit

14 korrik 2025 | 11:11

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se javën e ardhshme do të tërhiqet shorti për sezonin 2025/26 në Superligë dhe Ligën e Parë në futboll.

Në fakt, FFK-ja ka njoftuar se më 21 korrik në selinë e saj, do të hidhet shorti për sezonin e ri, i cili pritet të jetë shumë interesant në të dy kategoritë e para të futbollit  të Kosovës.

Në njoftim, FFK-ja ka bërë me dije se shorti për Superligë do të tërhiqet prej orës 13:30 kurse ai për Ligën e Parë nga ora 14:00.

Sezoni i ri, si në Superligë dhe në Ligën e Parë nis më 16 gusht.

Superliga edhe në sezonin 2025/25 do t;i ketë 10 skuadra, ndërsa Liga e Parë është shndërruar në ligë unike, e cila përbëhet prej 18 skuadrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melinda Ademi ka befasuar ndjekësit me një paraqitje dramatike dhe…