Superligës Evropiane pritet t’i bashkohen edhe Bayerni, Dortmundi dhe PSG-ja

19 prill 2021 | 13:45

Ideja e krijimit të Superligës Evropiane është duke u bërë nga ora në orë më serioze.

Tashmë 12 klube kanë konfirmuar se janë themeluese të garës më të re në futboll dhe duan ta dërgojnë deri në fund qëllimin e tyre.

Janë klubet e mëdha nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga, që kanë marrë iniciativën për formimin e Superligës Evropiane. Por, në ditët në vazhdim, bëhet e ditur se edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain do t’u bashkohen 12 klubeve.

Krijimi i kësaj gare do të sjell të ardhurat të majme për klubet e mëdha evropiane, derisa të voglat do të mesin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. FIFA dhe UEFA kanë kërcënuar të gjitha klubet që do luajnë në këtë garë se do të marrin dënimin e rëndë dhe do të suspendohet nga të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është bërë përurimi i objektit të ri të…