Supremja anulon vendimin e PZAP-së, Hani i Elezit nuk shkon në rivotim

25 tetor 2021 | 14:02

Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në këtë mënyrë, Supremja ka anuluar vendimin e PZAP-së që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ANULOHET vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, dhe çështja i kthehet PZAP-it, në rivendosje”, është thënë në vendimin e Supremes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria australiane dhe gjiganti i telekomit Telstra pritet të blejnë…