
Suso arrin marrëveshje me Sevillan
27 janar 2020
| 19:48
Anësori i Milanit, Suso, ka arritur marrëveshje për kalim te Sevilla, por një e tillë mes klubeve akoma s’është arritur.
Spanjolli humbi vendin në 11-shen bazë të Milanit dhe, sipas “Gazetta dello Sport”, ai tani pritet t’i bashkohet Sevillas me kontratë katër vjet e gjysmë.
Klubet janë duke mbajtur akoma negociatat, ndërsa mendohet se fillimisht lojtari do të huazohet për 18 muaj me obligim për blerje për 20-25 milionë euro. Suso u transferua te Milani më 2015 nga Liverpooli.