Suspendohet përkohësisht nga detyra një punëtor i ‘Trepçës’

07 maj 2025 | 16:15

Sot është suspenduar përkohësisht nga detyra punëtori i ndërmarrjes publike “Trepça”, inicialet e të cilit janë V.A. Sipas njoftimit, punëtori në fjalë ka shkelur rëndë detyrat e punës.

“Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, përfshirë mosrespektimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

“Trepça” ka njoftuar se shkeljet janë të specifikuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, nr. prot:2906, të datës 30.07.2020.

“’Trepça’ Sh.A shpreh përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marco Streller është legjendë e Baselit. Ai ka luajtur gjatë…