Svarqa thotë se janë duke punuar me AAK-në dhe Nismën për krijimin e shumicës në Kuvend

13 prill 2020 | 19:07

Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se qeveria, tashmë në detyrë, me në krye Albin Kurtin e ka humbur legjitimitetin.

Këto komente Sfarqa i bëri në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Duke pasur parasysh që në kohë pandemie janë anuluar zgjedhjet edhe për kryetar komune në Podujeve, kjo është një indikator tepër i rëndësishëm që tregon se nuk ka kushte as minimale për organizim të zgjedhjeve në këtë kohë”.

“Sa i përket Qeverise Kurti, një qeveri e cila me dy të tratat votave të kuvendit është rrezuar me mocion mosbesimi, ajo qeveri nuk ka më legjitimitet”.

Svarqa gjithashtu tha se LDK-ja është e gatshme ta nominojë mandatarin për formimin e qeverise së re.

“Nëse realizohen të gjitha të drejtat kushtetuese, që Vetëvendosje nuk mund ta realizoje krijimin e qeverise së re, natyrisht LDK-ja është e gatshme ta nominojë mandatarin dhe ta krijojë qeverinë”.

“Ne po punojmë me AAK-në dhe Nismën, si dhe komunitetet për krijimin e shumicës në Kuvend”.

Sa i përket bashkëpunimit të mundshëm me PDK-në, Svarqa theksoi se LDK-ja ka një vendim të Këshillit të Përgjithshëm ku janë vendosur vijat e kuqe për koalicion me PDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Përballja me Covid-19 e cila është duke…