Sveçla: MPJD-ja po angazhohet për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, që u arrestua në Serbi

11 qershor 2025 | 12:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka folur për arrestimin dhe paraburgosjen e ish-policit Arbnor Spahiu, që u paraburgos në Serbi, nën akuzën për vrasje të rëndë në Banjskë.

“MPJD-ja është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend.

I pyetur nga “Klan Kosova” nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Spahiu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”.

Spahiu po akuzohet për një vepër kinse të kryer me 24 shtator 2023, por që dorëheqjen nga policia e dha në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para medieve për…