
Sveçla për deklaratën e Trumpit: Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e ShBA-së
15 korrik 2025
| 12:36
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e përsëritur të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për parandalimin e luftës midis Serbisë dhe Kosovës.
“Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e ShBA-së gjatë gjithë historisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.