
Sylvinho së shpejti publikon listën
19 maj 2025
| 15:50
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet që së shpejti ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.
Muajin e ardhshëm, Shqipëria i luan dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Mediumet në Tiranë, kanë raportuar se Sylvinho sipas të gjitha gjasave, listën e tij do ta publikoj në fund të kësaj jave pasi grumbullimi i kombëtares shqiptare nis javën e ardhshme.
Shqipëria bën pjesë në Grupin K kualifikues, në të cilin tashmë i ka luajtur dy ndeshje, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje.
Ndeshjet e ardhshme, Shqipëria i luan me Serbinë në shtëpi më 7 qershor dhe Letoninë në udhëtim pas tri ditësh.