“Tabela e dëshirave” e Behramit, libër i fuqishëm për manifestim

06 maj 2025 | 09:34

Autorja e librave best seller dhe mentorja e zhvillimit personal, Antigona Behrami, ka dorëzuar dje në shtyp librin më të ri, “Tabela e dëshirave”. Ajo në llogaritë e veta në rrjete sociale ka njoftuar se, në një datë të veçantë, më 05.05.2025, me emocion të thellë dhe përkushtim të shpirtit, ka dorëzuar në shtyp librin më të ri, pas një periudhe të gjatë pune të përqendruar dhe me bekime të vazhdueshme për secilin prej jush. “Ky libër është gati të udhëtojë drejt duarve tuaja. Porositë mund të bëhen që sot tek @libraria_ab ,ndërsa dërgesat do të nisin nga data 12 maj. ‘Tabela e dëshirave’ nuk është një libër i zakonshëm, po një mjet i fuqishëm për manifestim. Është krijuar për të qenë hapësira juaj e shenjtë, ku do të vendosni vizionet tuaja, dëshirat më të thella, ndjesitë, qëllimet, dhe gjithçka që dëshironi të bëhet realitet në jetën tuaj.

Ky libër është bashkëbisedim me fuqinë e lartë.

Është vendtakim me energjinë krijuese. Është reflektim dhe veprim. Në 160 faqe të formatit të madh, në letër cilësore dhe me dizajn të ndjeshëm, do të gjeni udhëzime të thjeshta, pyetje të zgjuara dhe shumë hapësirë për ta shprehur veten dhe për të krijuar jetën që dëshironi me vetëdije të plotë.

Dhe më e veçanta: në të dy kopertinat e brendshme kam vendosur dy simbole me fuqi të jashtëzakonshme për realizim. Këto simbole do t’ju shoqërojnë në çdo hap, duke përforcuar energjinë e vizionit tuaj dhe duke ju mbështetur në udhëtimin drejt manifestimit.

Ky është një udhëtim i ri. Një fillim i ri. Një thirrje për të krijuar nga zemra.

Ju përqafoj fort dhe ju uroj çdo dëshirë të realizuar!

Me dashuri,

Antigona”.

E pyetur nga gazeta “Epoka e re” për përmbajtjen e librit, Behrami ka thënë se “Tabela e dëshirave” është një libër sa personal, po aq familjar dhe shoqëror. “Është një album orendish të cilin lexuesit do ta plotësojnë me fotografi, me faksimile, me fjalë, me fjali, me letra, me gjësende të dhuruara nga të dashurit e tyre, po edhe me dëshira, me bekime, me urime, me gëzime e me kujtime. Ky libër është, po ashtu, një ekspozitë e kujtimeve personale, familjare dhe kolektive i cili do t’u lë mbresa përgjithmonë sikurse na kanë lënë panoramat që dikur na dërgonin familjarët nga mërgimi, nga shërbimi ushtarak, nga studimet jashtë vendit, nga përvojat e tyre gjithandej botës.

Në 160 faqet e librit lexuesit do t’u përgjigjeni edhe disa pyetjeve të mia për jetën e tyre dhe dëshirat që kanë. Është një libër shumë lehtë i përdorshëm dhe shumë i dobishëm. I ëmbël dhe i mençur. Praktik dhe melodik. Libër i kujtimeve dhe i nderimeve. Është një arkë e gjysheve në të cilën do ta përfshijmë ajkën e jetës”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Kaqusha Jashari, një…