Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në marrëveshjen e Rambujesë

27 janar 2026 | 12:27

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar negociatat paqësore për Ukrainën.

Ajo ka vlerësuar se diplomacia e Ukrainas duhet të bazohet në marrëveshjen e Rambujesë, më të cilën Kosova e ka fituar lirinë.

“Bisedimet paqësore për ndaljen e luftës në Ukrainë po zhvillohen, sipas Zelenskyt, pjesa e sigurisë së marrëveshjes me Amerikën është afër nënshkrimit.  Bisedat për çështje territoriale janë thelbi i marrëveshjes, që janë në rrjedhë  sipas mendimit tim, fitorja e territoreve përcakton fitoren e Ukrainës. Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në marrëveshjen e Rambujesë, me të cilën Kosova fitoi lirinë dhe mbrojti sovranitetin dhe integritetin territorial. Pavarësia erdhi në gradualitet, siç e përcaktuam në marrëveshjen, duke lënë derën e hapur për pavarësinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë sot të gjithë….”, ka shkruar ajo në “Facebook”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Unë kam qenë trishtimi i botës, O ajër i mbrëmjes,…