
Tahiri falënderon deputetët për miratimin e rishikimit të buxhetit
30 korrik 2020
| 21:19
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rishikimit të buxhetit.
Tahiri ka shkruar se është i vetëdijshëm se ky nuk është buxheti ideal por që, sipas tij, është i nevojshëm për rrethanat që po kalon vendi.
Shkrimi i tij i publikuar në “Facebook”:
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rishikimit të Buxhetit me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Jam shumë i vetëdijshëm që ky nuk është buxheti ideal, por padyshim është jetik për rrethanat që jemi si vend dhe shoqëri.