Tahiri i PDK-së, Kurtit: S’do të jeni në qeveri pas zgjedhjeve të reja

18 shtator 2023 | 13:08

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar  deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”.

Tahiri ka thënë se kurdo që të mbahen zgjedhjet Kurti nuk do të ketë mundësi të krijojë një qeveri të dytë pasi sipas tij “nuk do t’i ketë as numrat as mandatin”.

“Mendoj që favori dhe shërbimi më i madh që do t’ia bëjë Kurti qytetarëve është që të jap dorëheqje dhe të shkojmë në zgjidhje. Qeveri më mandatin e ardhshëm kur do që të mbahen zgjedhjet, ai (Kurti) nuk do ta mund ta krijoj. Ky është mandati i tij i fundit dhe nuk do të mund të krijojë një mandat të ri. Ju e shihni agjendën parlamentare”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se dorëheqja e Kurtit do t’i ndihmojë Kosovës t’i hiqen sanksionet nga Bashkimi Evropian (BE). “Tash Kurtit kanë filluar që t’i dalin pengës edhe nga BE-ja. Ai e ka të pamundur që të qeverisë dhe ta nxjerr vendin nga kjo situatë. Dorëheqja e tij do të garantojë që vendit tonë t’i hiqen sanksionet. Një kryeministër që i ka humbur rruga në oborr, mendoj se dorëheqja e tij është shërbimi më i madh që Kurti mund t’i bëjë vendit tonë. Nuk ka nevojë Kurti të brengoset për opozitën, breng për të është humbja e pushtetit”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka theksuar se formimi i Komisionit Parlamentar për keqpërdorimet e rezervave shtetërore do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm.“Ky hetim është jashtëzakonisht i rëndësishme. Besoj që do të ndihmojë në hedhjen në dritë për të gjitha ato keqpërdorim me rezervat shtetërore”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sa duket lufta e Andit e Xhulit po vazhdon…