Tahiri: Kërkojmë debat për dështimet e qeverisjes Kurti, referendumi shpërfaqi ndikimin e Vuçiqit tek serbët

22 prill 2024 | 12:44

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se në seancës e radhës që pritet të mbahet të enjten, kanë kërkuar që në rend dite të jenë “dështimet e tri viteve të qeverisjes së Albin Kurtit”.

“Një debat i cili do të shpërfaq degradimin total të kësaj qeverie në këto tri vjet, në veçanti në zhvillimin ekonomik. Kosova vazhdon të jetë në sanksione nga Bashkimi Evropian. Të gjitha këto tema do t’i diskutojmë. Neve na u tha që kryeministri nuk do të jetë javën e ardhshme. Ne të do të kërkojmë mocionin tonë për shkarkimin e kryeministrit”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton “EO”.

Tahiri ka folur edhe për referendumin e mbajtur të dielën. Sipas tij, ky proces ka shpërfaqur ndikimin e madh të presidentit Aleksandër Vuçiq tek serbët në Kosovë.

“Kosovës do të duhej t’i hiqeshin sanksionet menjëherë pas sulmit të Banjskës. Sa i përket çështjes së djeshme i kam dy qëndrime. E para, Serbia duhet ta kuptojë se Kosova ka rregulla të veta Kushtetuese dhe ligjore dhe se e ka detyrë që të këtë institucione të zgjedhura dhe u pa që ndikimi i Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë është ende i madh. Ndikimi politik i Vuçiqit vazhdon të jetë. Ne kemi problem atje me legjitimitetin. Kërkesa jonë si AAK është që në tema që ndërlidhen me sovranitetin, integrimin e plotë duhet të trajtohen me ndjeshmëri të plotë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ralf Gjoni është…