Tahiri: Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit
26 tetor 2025
| 14:06
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit e që për këtë përgjegjës sipas tij është Albin Kurti.
“Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit. Kjo situatë, pa qeveri të zgjedhur dhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, rrezikon të paralizojë shtetin, të godasë drejtpërdrejt qytetarët dhe ekonominë, si dhe të cenojë seriozisht sigurinë kombëtare. Përgjegjësia bie mbi z. Kurti, i cili po dëshmon paaftësi në udhëheqjen e shtetit”, ka shkruar ai në “Facebook”.



