Tahiri: Kryeministër, mirë se erdhe! Shpresoj që muaji i mjaltit të jep shtytje për punë
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij jashtë shtetit në kohën kur qytetarët e Deçanit përballeshin me helmim nga uji dhe në disa vende në Kosovë pati vërshime.
Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës ku mund të flitej gjithçka përveç për interesa të Kosovës.
Deputeti i PDK-së shpreson që qëndrimi në bregdetin e Greqisë do t’i jep një shtyrje për të punuar Kurtit.
Tahiri i ka uruar mirëseardhje kryeministrit nga muaji i mjaltit.
“Kryeministër mirëserdhe në Kosovë. Shpresojmë që qëndrimi yt në bregdetin e Greqisë dhe Francës të japin një farë shtytje për të përfunduar muajin e mjaltit, e me ju kthy punës. 14 ditë vizitë jashtë vendit nuk kishin të bëjnë asgjë me interesa shtetërore e kombëtare, nuk e di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës, ku flitet gjithçka e veç për Kosovën jo”, ka thënë Tahiri.



