Tahiri: Marrëveshja për shtensionim në veri u arrit mes Kurtit e Radojçiqit
13 korrik 2023
| 11:16
Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja për shtensionimin në veri është arritur mes Albin Kurtit dhe Milan Radojçiçit, e mbuluar me një foto çasti Lajçak-Bislimi.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se prandaj Borrelli nuk e ka quajtur marrëveshje por tha që mirëpret zotimet e qeverisë.
“Marrëveshja për shtensionim në veri është arritur mes Kurtit dhe Radojçiçit, e mbuluar me një foto çasti Laicak-Bislimi; prandaj Borrell nuk e quajti marrëveshje por tha mirëpret zotimet e qeverisë!”, ka shkruar Tahiri.



