Tahiri: Masa e parë e ‘Drejtësia 2020’, reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra

21 shkurt 2019 | 14:52

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020” si një ndërmarrësi e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“‘Drejtësia 2020’ është një plan i mbi 100 masave konkrete që ka për qëllim të ndryshojë përvojën e qytetarëve me sistemin e drejtësisë, duke u fokusuar në efikasitet dhe shërbime të mirëfillta. Masa e parë e ‘Drejtësia 2020’ është reduktimi dhe zgjidhja e lëndëve të vjetra. Rreth 200 mijë lëndë të vjetra vazhdojnë ta ngarkojnë sistemin tonë gjyqësor dhe kjo pengon qytetarët tanë për të pasur një qasje të shpejtë në drejtësi.

“Qytetari i Republikës nuk mund të vazhdojë të presë edhe më tej me vite për zgjidhjen e lëndëve për shkak të këtyre ngarkesave. Për këtë qëllim, institucionet tona në kuadër të ‘Drejtësia 2020’ janë duke punuar në klasifikimin, rishpërndarjen dhe përfshirjen e profesioneve të lira ligjore në zgjidhjen e këtyre lëndëve në mënyrë që ky numër i madh i backlogut të zgjidhet sa më parë. Jemi të përkushtuar që brenda dy viteve të ardhshme të zgjidhen të gjitha lëndët e vjetra që rëndojnë sistemin, dhe që sistemi ynë të fokusohet në gjykimin në kohë të arsyeshme, ku qytetari nuk do të ketë nevojë të presë me vite për realizimin e të drejtave të tij përmes gjykatës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të rënies së heroit…