Tahiri: Pesë ditë heshtje nga Sveçla e Kurti për mosarrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë

15 gusht 2025 | 10:32

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me plot të drejtë, sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet.

Ai ka thënë se po bëhen pesë ditë heshtje nga Sveçla e Kurti për mosarrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë.

“Pesë ditë heshtje nga Sveçla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur. Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të ‘blindohej’ në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ramadan Avdiu  Deri më 15 gusht 2025, gjithë vëmendja…