Tahiri: Problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër, Albin Kurti

12 shtator 2025 | 15:21

Edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për pezullimin pa afat të dialogut strategjik për Kosovën.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri tha se problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër, e që sipas tij ai është Albin Kurti.

“Deri sot, veprimi që e ka goditur më së shumti Republikën e Kosovës kanë qenë sanksionet e BE-së, të cilat na kanë pamundësuar shfrytëzimin e 600 milionë eurove. Por vendimi i Qeverisë Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën e tejkalon përmasën e atij dëmi. Sot, Albin Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë”.

“Është e qartë: problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër – Albin Kurti. Si PDK, e kemi të qartë përgjegjësinë tonë. Do të angazhohemi që vendit t’i japim një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Kosovë njoftoi sot se ShBA-të kanë pezulluar…