
Takim i ngrohtë mes Ramës dhe YouTube-rit të njohur- ‘Kohë pa u parë vëllai im shqiptar, më ke munguar’
Në këtë event, pjesë ishte dhe YouTuber-i i njohur, IShowSpeed, i cili disa muaj më parë vizitoi Shqipërinë dhe madje zhvilloi një takim në kryeministri me Ramën.
Pas disa muajsh, ata u ritakuan sërish në këtë event, si dy miq të vjetër, ku shkëmbyen përqafime, ndërsa Speed i thoshte Ramës se këtë verë do të vizitonte sërish Shqipërinë.
“Kohë pa u parë vëllai im shqiptarar. Si ke qenë? Më ke munguar. Shumë kohë pa e parë njëri-tjetrin. A je mirë? Më ka munguar Shqipëria. Duhet të rikthehem sërish në Shqipëri. Së shpejti, ndoshta këtë verë”, iu drejtua Speed kryeministrit.
“Do të vishë këtë verë?”
“Po, këtë verë”.
“Ky është miku im”, u shpreh në fund Rama, ku i dha një përqafim si dy miq të vjetër.
I bërë i njohur në internet si një nga tifozët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, IShowSpeed ka tregaur shpesh dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, teksa në fund të takimit me Ramën nuk nguroi të bënte shqiponjën me duar krah kryeministrit.
🚨| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival 🤯🇦🇱 pic.twitter.com/r7qbPH4yO9
— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025