Takim madhështor i PDK-së me gratë dhe vajzat e Gjakovës

26 shtator 2025 | 23:38

Sonte në Gjakovë është mbajtur një takim madhështor i PDK-së me gratë dhe vajzat.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka thënë se sot u tregua energjia dhe bashkëpunimi i grave të komunës së Gjakovës, në një takim të organizuar në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës, Ervin Shabani.

“Pjesëmarrja juaj tregoi se së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të ndërtojmë një të ardhme më të fortë për Gjakovën. Faleminderit znj. Vlora Çitaku, znj. Safete Hadërgjonaj, znj. Ganimete Musliu dhe znj. Ariana Musliu për prezencën dhe mbështetjen tuaj! Partia Demokratike gjithmonë ka përkrahur gratë dhe vazhdon t’i mbështesë me të gjithë fuqinë e saj, duke e bërë angazhimin dhe përfaqësimin e tyre prioritet të vërtetë. Së bashku, forca juaj dhe përkushtimi ynë do të sjellin ndryshime pozitive për Gjakovën!”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, zyrtari i kësaj partie, Hisen Berisha, ishte…