Takimi me Mbretin Abdullah II, Begaj: Folëm për mbështetjen e Kosovës nga Jordania për njohje të reja

02 maj 2025 | 14:52

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se në takimin që ka pasur të premten në Tiranë me Mbretin  Abdullah II të Jordaanisë, kanë biseduar edhe për Kosovën.

Begaj ka pohuar se është folur për mbështetjen e Jordanisë ndaj Kosovës për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Abdullah II, vullnet i përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. Me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania, mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani. Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i ekipit nën 9 vjeç të Frankfurtit është bërë…