Takimi Trump-Putin, Zelensky: Ne mbështetemi te Amerika

15 gusht 2025 | 17:07

Para samitit të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin është lajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se “ne mbështetemi te Amerika”.

Në një deklaratë në “X”, Zelensky i ka bërë jehonë komenteve të Trumpi duke thënë se takimi i sotëm është “me të vërtetë, me rrezik të lartë”, duke shtuar se samiti “duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë” dhe një takimi trepalësh midis Ukrainës, ShBA-së dhe Rusisë.

Ai ka thënë se Ukraina po dërgon përforcime për të ndaluar përparimet e Rusisë në Ukrainën lindore, duke përfshirë rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia – dy nga territoret që ka të ngjarë të zënë vend qendror gjatë bisedimeve të sotme.

Ai e ka përfunduar deklaratën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia të ndërmarrë “hapat e nevojshëm”.

Para takimit është deklaruar edhe Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është mbyllur…